Kjo ishte befasia e Sarës për Xherin në ditën më të veçantë të saj

Autorja e moderatorja e shumë programeve televizive në RTV21, Xheraldina Vula dje festoi ditëlindjen.
Ndërkaq, Xheri pranon shumë urime me fjalët më të veçanta nga familjar, miq e kolegë të saj.
Edhe kolegët e “Për Ditë të Mbarë” ia bën një befasi të këndshme, për të cilën Xheri i falënderoi shumë.

Sara Hoxha, njëherit e dashura e reperit Ledri Vula, duket se i ka bërë dhuratën më të ëmbël.
Sara është përkujdesur deri në detajin e fundit që kjo ditë të jetë shumë më e veçantë për Xherin në prani ta familjarëve, e po ashtu të ëmblës së shtëpisë, Poem Vula.
Xheri ndau në Instagram pamje nga festa e ditëlindjes.
“Kur nuski @sarahoxha organizon ndonjë gjë çile derën dhe leni gjërat të rrjedhin si në vaj”, ka shkruar Xheri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by xheraldina (@xheraldina)


Ndërkaq, edhe Sara e ka uruar vjehrrën me fjalët më të mira.
“Urime ditëlindjen vjehrra më e kujdesshme dhe gjyshja më e dashur. Faleminderit që më bëre të ndjehem si pjesë e familjes që nga dita e parë. E dua atë më shumë për shkak teje”, ka shkruar Sara./21Media

Back to top button