Nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër Covid-19
Nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër Covid-19 dhe të gjitha shtetet fqinjë do të njoftohen me kohë, kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi gjatë një takimi me Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.
Në këtë takim, Ministri Latifi ka njoftuar ambasadoren për situatën epidemiologjike në Kosovë, ecurinë e vaksinimit dhe mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19.
Sipas një njoftimi për media në këtë takim u diskutua edhe për përgatitjen profesionale të mjekëve të rinjë nga Kosova përmes bashkëpunimit të kuadrove dhe institucioneve përkatëse akademike dhe shëndetësore të Mqedonisë së Veriut.
Latifi shprehu gatishmërinë për ndihmën e tij në funksionalizimin e telemjekësisë në Maqedoninë e Veriut, meqë kjo është duke u aplikuar në Kosovë dhe Shqipëri.
Theks të veçantë i’u dha edhe krijimit të kapaciteteve rajonale shëndetësore, pasi që rajonalizimi i shërbimeve shëndetësore është i rëndësishëm.
Jusufi njoftoi Ministrin Lafiti se së shpejti Ministri i ri i Shëndetësië së Maqedonisë së Veriut do ta vizitojë Kosovën./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?