Klinaku: Veteranë të nderuar të jeni të përgatitur për protestë

Pas deklarimeve të ministrit të Financave Hekuran Murati lidhur me çështjen e listave të veteranëve të luftës, që tha se me ligjin e ri do behët një verifikim sa i përket numërit të veteranëve, pasi ka pohuar se numri nuk është i saktë, janë paralajmëruar protesta.
Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili ka thënë se protesta do mbahen në oborrin e Kuvendit të Kosovës, nëse do të dalë për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale.

“Nëse e kanë qëllim që të përgatitet apo manipulohet publiku e pastaj të dalë në Kuvend për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, e them përsëri se neve do të jemi në protesta në oborr të Kuvendit. Veteranë të nderuar, invalidë e familje të dëshmorëve, të jeni të përgatitur që nëse ju thërrasim në protestë, të dilni sa më masovikisht”, ka shkruar Klinaku.
Ministri i Financave, Hekuran Murati dje në prezantimin e buxhetit për vitin e ardhshëm në Komunën e Gjakovës ka paralajmëruar se me ligjin e rido behët një verifikim sa i përket numërit të veteranëve, pasi ka pohuar se numri nuk është i saktë./21Media
Back to top button