Murati: Numri i veteranëve nuk është i saktë, kemi kërkuar të bëhet verifikim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në prezantimin e buxhetit për vitin e ardhshëm në Komunën e Gjakovës ka paralajmëruar se me ligjin e ri do behët një verifikim sa i përket numërit të veteranëve, pasi ka pohuar se numri nuk është i saktë.
“Këta numra të cilët figurojnë që nuk janë numra të saktë, me fjalë të tjera është fryrë numri. Si qeveri ne kemi bërë një dizajn të hapave se çka duhet të bëhet, pra kemi kërkuar që me një ligj të ri të bëhet një verifikim i cili na mundëson që ketë një trajtim të dinjitetshëm dhe një ri-kategorizim. Nuk mund të ketë barazim për gjithë ato kategori siç e parasheh ligji aktual, i cili ka mundësuar që të rritet numri kaq shumë”, ka deklaruar Murati ndër tjera./21Media

Back to top button