Klinika e Neurokirurgjisë ka kryer rreth 600 operacione gjatë vitit 2022
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), sot ka bërë të ditur se Klinika e Neurokirurgjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2022 ka rritur dukshëm vëllimin e punës.
Sipas raportit të punës për vitin 2022, janë kryer 100 operacione më shumë, krahasuar me vitin 2021, kurse mbi 200 operacione më shumë, krahasuar me vitin 2020.
Sipas ShSKUK-së, rritje e vëllimit të punës është vërejtur edhe në ambulancat specialistike të kësaj klinike.
“Sa i përket operacioneve, vërehet rritje e numrit të operacioneve trajtimit të Hernive Lumbo-Sacrale”, ka bërë të ditur ShSKUK.
Statistikat e operacioneve
Viti 2022, 596 operacione
Viti 2021, 499 operacione
Viti 2020, 382 operacione./21Media