Klitschko thotë se pesë shpërthime janë dëgjuar në kryeqytet

Kryetari i bashkisë së Kievit, ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë, Vitali Klitschko, thotë se pesë shpërthime janë raportuar në të gjithë kryeqytetin, me disa shpërthime të dëgjuara pranë një termocentrali në veri.
“Shërbimet e urgjencës po përgjigjen. Ne po zbulojmë detajet”, tha Klitschko.
“Situata tani, pa ekzagjerim, është kërcënuese për Kievin. Nata, tha ai, do të ishte “shumë e vështirë”, shtoi ai, përcjellë rtv21.tv
Më herët, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka publikuar një video nga rrugët e Kievit pas thashethemeve në mediat ruse se ai ishte larguar nga kryeqyteti./21Media

Back to top button