Xhafer Gashi i bashkohet LDK-së

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi i është bashkuar subjektit politik, LDK-së.
Lajmin e ka bërë të ditur i pari i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në ”Facebook”, teksa ka theksuar LDK në rradhët e veta shton një aset të jashtëzakonshëm politik, një patriot të ditëve të rënda e një kryetar me mbështetje të vulosur në Obiliq.
”LDK është në proces të reformimit, strukturimit e organizimit më të mirë në të gjitha nivelet e saj. Reforma është zëri i anëtarësisë sonë. Obiliqi, së bashku me 10 degë të tjera, me propozim të Kryesisë e me vendim final të Këshillit të Përgjithshëm është dërguar në zgjedhje të parakohshme. Ky proces po bartet nga Komisionet Koordinuese, me regjistrime të anëtarësisë, hapje, bashkim, e demokratizim të plotë të partisë. Në këtë proces jetik për organizimin tonë në themel, do t’i hapim dyert për të rinjtë e të rejat, burrat e gratë e vendit, që ndajnë bindje të njëjta politike e programore me LDK-në. Janë të mirëseardhur të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku.
Sipas këtij të fundit anëtarësimi i anëtarëve të rinj në LDK është tregues i besimit të shtuar në LDK tek të gjithë./21Media

Back to top button