Klitschkos viziton ukrainasit në stacionin e metrosë së Kievit

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka vizituar një stacion metroje në kryeqytetin ukrainas, ku civilët fshihen nga sulmet ajrore ruse.
“Kryeqyteti jeton në gjendje ushtarake”, shkruan Klitschko për videon e vizitës së tij, të cilën e ka postuar në Instagram.
“Situata është e vështirë por nën kontroll”, shtoi ai.
50-vjeçari shoqërohej nga vëllai i tij Wladimir, i cili pozon për foto me personat në video dhe bën një selfie me një qen, transmeton rtv21.tv.
“Administrata e qytetit po bën gjithçka për të mbajtur funksionimin e infrastrukturës kritike”, përfundon Klitschko tekstin e tij shoqërues.
“Ne do te fitojme! Të gjitha sëbashku! Lavdi Ukrainës!”, ka shkruar tutje ai./21Media

Back to top button