Situata “jashtëzakonisht e tensionuar” në Zaporizhzhia

Dmytro Orlov, kryebashkiaku i qytetit të Enerhodar, ku ndodhet termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia, tha të premten se qyteti aktualisht nuk ka ngrohje për shkak të dëmtimit nga granatimet.
“Për shkak të dëmtimit të rrjetit të ngrohjes gjatë bombardimeve gjatë natës, Enerhodar nuk ka ngrohje. Aktualisht jemi duke punuar në restaurimin e tij”, tha ai.
Orlov tha se ata që kaluan natën në strehimore mund të kthehen në shtëpi, por rekomandoi që të shmangin kalimin e kohës jashtë për shkak të “situatës jashtëzakonisht të tensionuar”, transmeton rtv21.tv.
Forcat ruse kanë “pushtuar” termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainën jugore pasi një zjarr shpërtheu në objekt herët të premten, sipas Inspektoratit Rregullator Shtetëror Bërthamor të Ukrainës./21Media

Back to top button