Shqiptari nga Maqedonia e Veriut tentoi të hyjë në Kosovë me certifikatë fallco të vaksinimit

 
Një shqiptar nga Maqedonia teksa po përpiqej që të hynte në Kosovë, iu ka prezantuar Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Han të Elezit, cerifikatë fallco të faksinimit .
Siç njofton Policia e Kosovës i dyshuari ka pohuar se çertifikata është marrë në mënyrë jo të rregullt.
“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është inicuar në procedurë të rregullt, ndërsa te dyshuarit i është refuzuar hyrja në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button