Kllokot, gjendet një granatë dore në oborrin e një shtëpie
Një granatë dore është gjetur në oborrin e shtëpisë së një banori të fshatit Mogillë të Komunës së Kllokotit.
“Patrulla e Policisë së Stacionit Policor Kllokot menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes kanë vërejtur se bëhet fjalë për një granatë dore me ngjyrë të gjelbër, e vjetërsuar, e pa shpërthyer dhe e siguruar me sigurues”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të Policisë, banorët përreth janë evakuuar në një perimetër të nevojshëm dhe është siguruar vendi i ngjarjes.
Granata është tërhequr e pa shpërthyer nga njësitet përkatëse.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe njësiti për deminim nga KFOR-i Amerikan, po ashtu edhe njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti të dërgohet në Njësitin e Hetimeve Rajonale për hetime të mëtejme”, njoftoi Policia./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?