Sulmi me raketa në Kharkiv, shkon në 6 numri i viktimave

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur për shkak të sulmeve me raketa në Kharkiv.
“Si rezultat i bombardimeve masive nga pushtuesit rusë, 6 persona vdiqën dhe 31 u plagosën”, thuhet në njoftim.
Një qendër tregtare u dëmtua, shtëpi e automjete gjithashtu.
“Dy nga të vdekurit ishin një baba dhe i biri i tij 17 vjeç, vetura e të cilëve u godit drejtpërdrejtë. Ata ishin rrugës për të marrë një certifikatë për regjistrimin e 17 vjeçarit në universitet”, thuhet më tej në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës./21Media

Back to top button