Klopp për Kvaratskhelian: Është një lojtar i mirë, më pëlqen shumë

Tifozët e Liverpoolit janë alarmuar sot pas fjalëve të trajnerit Jurgen Klopp për yllin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia.
Së fundmi është bërë e ditur se Liverpooli është duke e monitoruar Kvaratskhelian, dhe paraqitjet e këtij të fundit kanë bërë që gjiganti anglez të interesohet për një transferim të mundshëm të yllit gjeorgjian.
Por, “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp do të kenë rival të shumtë në garën për të siguruar shërbimet e Kvaratskhelias, ndër ta edhe kampionin anglez, Manchester City.
Klopp së fundmi e ka lavdëruar Kvaratskhelian, ku ndër të tjera tha se është një lojtar tejet i mirë dhe se i pëlqen atij shumë.
“Ai është një lojtarë i mirë, më pëlqen shumë. Vërtetë një lojtar tejet i vështirë. Tejet i shpejtë. Kur e ka avantazhin e lëvizjes, ai vrapon dhe zhduket. Ai ka shpejtësi, është i pa turp. Ai hynë brenda dhe jashtë, është në zjarr dhe nuk u zhgënjye”, tha Klopp.
Këtë sezon, Khvicha Kvaratskhelia ka arritur të bëjë 17 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar tetë gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.

Back to top button