Klopp: Perfekt, por mund të kishim shënuar ende

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, nuk mund ta fshihte krenarinë e tij pasi pa skuadrën e tij që shkatërroi rivalët e Manchester United 7-0 në “Anfield Road” në një paraqitje të mrekullueshme, por ai donte të shihte edhe Diogo Jota-n të futej në listën e golashënuesve për të thelluar poshtërimin e mëtejshëm për skuadrën e Erik ten Hag. .
“Është e rëndësishme që ne vërtet performuam. Të gjithë sulmuesit shënuan dhe më pas Bobby hyn dhe shënon po ashtu. Edhe Diogo mund të kishte shënuar, nuk jam i sigurt nëse ishte penallti apo jo.”, tha Klopp pas ndeshjes.
Ai më tutje u shpreh i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij derisa bëri thirrje për vazhdimësi.
“Performanca më e mirë. Të gjithë ata që luajtën ishin me të vërtetë në lojë. Kjo është shumë e rëndësishme për ne sepse ka ende 13 ndeshje deri në fund, Kështu që ka shumë pikë për të fituar dhe kjo është pikërisht ajo që duam, kështu që sonte ishte perfekt.”, theksoi trajneri gjerman.

Back to top button