Klopp tregon pse e humbi Liverpooli titullin ndaj Cityt

Jurgen Klopp fajësoi vendimet e gabuara të gjyqtarëve që Liverpooli e humbi titullin e Premier Ligës ndaj Manchester Cityt sezonin e kaluar.
Skuadra e Klopp humbi në tabelë me vetëm një pikë dallim, duke regjistruar 92 sosh për dallim nga 93 pikë të Manchester City.
Liverpool humbi dy ndeshje gjatë gjithë sezonit, por u mposht në garën e titullit nga skuadra e Pep Guardiolas.
Tani, Klopp beson se vendime të ndryshme gjatë gjithë sezonit shkuan kundër Liverpoolit dhe në favor të Manchester Cityt.
“Nuk kam asnjë problem me askënd nga City. Ata e meritonin po aq sa ne. Çfarë ndodh në një moment të tillë: disa gjëra ndodhën gjatë sezonit kur disa gjëra shkuan kundër nesh, kështu që unë po mendoja atë ditë: Le të shpresojmë se nuk do të jetë vendimtare në fund”, tha Klopp.
“Dhe kundër nesh? Penallti të pastra nga loja me dorë, penallti të pa dhëna. Kartonë të kuq të pastër nuk janë dhënë ndaj nesh, pra për kundërshtarin. Kjo del në këtë moment. Është njerëzore të mendosh për një moment. Por unë nuk e mbaj atë për një kohë të gjatë. Pavarësisht se si Manchester City e merr rezultatin, unë e pranova – është e merituar. Dhe anasjelltas krejt e njëjta gjë”, shtoi më tej Klopp.

Back to top button