Klounët në Bolivi vaksinohen kundër COVID-19
Klounët në Bolivi kanë një mision të rëndësishëm. Ata u bënë pjesë e fushatës për inkurajimin e të rinjëve që të marrin vaksinat kundër COVID-19.
Ky kloun ishte njëri prej shumë klounëve të tjerë të cilët u vaksinuan me vaksinën kundër COVID-19 në La Paz të Bolivisë. Ata u vaksinuan ashtu të maskuar si klounë, të veshur me kostumet shumëngjyrëshe.

Kjo u bë me një qëllim të rëndësishëm. Klounët u bënë pjesë e fushatës e cila ka për qëllim inkurajimin e të rinjëve që të vaksinohen kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
Me këtë rast, klouni Flores ka thënë se është mirënjohës që u vaksinuan sepse tani do të të jenë të mbrojtur nga virusi korona, pasi që punë e tyre është që ti argëtojnë njerëzit, tu sjellin gëzim, e pa vaksinim nuk ishin të sigurt të dilnin para të rinjëve. Pas vaksinimit mund të jenë të lirë të dalin në publik, dhe po ashtu të ndihen të sigurt se nuk do të sëmuren. Flores u bën thirrje të gjithë bolivianëve që të vaksinohen, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtin këtë sëmundje.
Një kloun tjetër ka thënë se vetëm së bashku mund ta mposhtin virusin korona. Ai ka thënë se ua rekomandon të gjithëve që të vaksinohen, dhe se vaksina nuk dhemb aspak.
Fushata e vaksinimit kundër COVID-19 në Bolivi përfshinë të rinjët nga mosha 18 deri në 30 vjeç, të cilët përbëjnë 34 për qind të popullatës së atjeshme.
Bolivia që prej shpërthimit të pandemisë ka raportuar për 444,968 raste të infektuara ndërkaq 16,951 vdekje./21Media