Jashari emëron drejtoreshë të çerdhes në Skënderaj gruan që hyri në Guinness

 
 
Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, dje ka emëruar ushtruese të detyrës së drejtoreshës së çerdhes Arbnora Fejza-Idrizi, ndryshe e njohur si rekordmene e tri çmimeve Guinness.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fejza-Idrizi në llogarinë e saj në Facebook.
“Kam kënaqësinë t’iu njoftoj, se me vendim të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, jam emëruar, Ud. Drejtore të Institucionit para shkollor, “Nëna Zahide”, në Skenderaj. Drejtim i këtij institucioni që mbanë emrin e heroinës sonë, nënës Zahide është një nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për mua dhe unë do të përkushtohem maksimalisht që t’a kryej këtë detyrë në mënyrën më të mirë”, ka shkruar Fejza-Idrizi.
Tutje ajo ka falënderuar kryetarin për besimin dhe mundësinë që të kontribuoj në edukimin e fëmijëve./21Media
 

Back to top button