Kodra e Diellit, sot vendi më i ftohtë dhe me më shumë borë

Shtresa më e lartë e borës prej 68 centimetra sot në mëngjes është matur në Kodër të Diellit. Pastaj, me 17 centimetra Hanet e Mavrovës, 14 Gjurishtë, 13 Krushevë, 9 Pozharan, 6 Demir Kapi, 2 Manastir, Prilep.
Në Kodër të Diellit është matur edhe temperatura më e ulët prej -16 gradë, -12 Hanet e Mavrovës, -11 Krushevë, -8 Prilep, Vinicë, Dibër, -7 Kriva Pallankë, – 6 Ohër, Pretor, Manastir, -5 Kumanovë, Tetovë, Shtip, Strumicë, -4 Shkup – Zajçev Rid, Shkup – Petrovec, Demir Kapi, Dojran -2 Gjevgjeli.
Sipas DPHM, sot pritet mot me diell dhe i ftohtë, paradite me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit, erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë prej -3 deri 6 gradë.
Në Shkup mot me diell dhe i ftohtë me vranësira të vogla dhe me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 1 gradë, shkruan TV21./21Media

Back to top button