Kodra: Kemi politikanë që s’kanë “haber” për privatësinë e pacientit

Kryetari i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra u shpreh i shqetësuar lidhur me shkeljen e privatësisë së pacientëve.
Kodra në një intervistë për emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21 u shpreh se çështja e konfidencialitetit dhe komunikimit nuk kërkojnë para, por institucionet e Kosovës nuk organizojnë gjëra të tilla.
Ai shprehu shqetësimin se shumë politikanë që ka shkuar në Deçan për t’i vizituar pacientët e helmuar, kanë shkelur të drejtën e privatësisë duke i fotografuar dhe publikuar imazhe të tyre.
“Kemi disa politikanë që nuk kanë “haber” për privatësinë e pacientit”, tha Kodra duke theksuar se secili pacient mund ta padisë institucionin që i ka leju çasjen e politikanëve në dhomat e trajtimit të pacientëve e mandej mund të padisin edhe politikanin i cili e ka shfaq privatësinë e një pacienti./21Media

Back to top button