Koha kur do të takohen Kurti dhe Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot për herë të dytë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Burime brenda Qeverisë së Kosovës për portalin rtv21.tv kanë bërë të ditur se në orën 15:00 pritet të fillojë takimi me shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Pastaj takimi i Kurtit me Vuçiqin apo takimi trepalesh- pritet të fillojë rreth ores 15:40
Pritjet për zhvillime konkrete edhe nga ky takim janë minimale nga njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tyre, të paktën nga ky takim duhet ketë një pajtim për temat dhe agjendën që duhet negociuar në muajt në vijim.
Në takimin e parë të nivelit të lartë në kuadër të rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri Kurti paraqiti katër propozime: Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të avancojnë CEFTA-n në SEFTA. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Pas njohjes së ndërsjellët midis Kosovës dhe Serbisë, në të dy vendet të ketë reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave, që serbët në Kosovë të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi. Ndërsa si propozim i fundit, Kurti kërkoi dorëheqjen e Veljko Odaloviqin nga delegacioni serb për të pagjeturit.
Përveç këtij takimi të nivelit të lartë, javën e kaluar është mbajtur edhe takimi i dy delegacioneve të nivelit të ekspertëve.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në mars të vitit 2011, fillimisht në nivel teknik./21Media

Back to top button