Nusja thërret policinë, anulon dasmën: Nuk e dua dhëndrin

Një grua në Indi, ka anuluar dasmën e saj pak minuta para se t’i thoshte “Po” dhëndrit.
E njëjta thirri policinë, duke u thënë se nuk e don më dhëndrin aq sa t’i thotë “Po” propozimit të tij.
“Nusja” së bashku me dhëndrin kishin aranzhuar gjithçka për ditën e marte, në një resort afër qytetit Ramtek në distriktin e Nagpur, në Indi.
Pasi foli me policinë, ajo u tha se është në dashuri më dikë tjetër dhe se nuk dëshiron ta martojë më “dhëndrin”.
Familja e dhëndrit u revoltuan shumë pas kësaj ngjarje, por gjithçka u rregullua pasi në stacionin policor familjet u dakorduan mes vete që martesa të anulohej.
Ajo bëri të ditur gjithashtu, se djalin ia kishin zgjedhur familjarët dhe se nuk ishte sipas dëshirës së saj, gjë për të cilen ndihej e detyruar.
Ndërkohë që, martesat e tilla ende zënë vend në Indi./21Media

Back to top button