Kokainë e falsifikuar, vdiqën 16 persona
Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë shtruar në spitale si pasojë e kokainës së falsifikuar.
Rasti ka ndodhur në rajonin e Buenos Aires në Argjentinë.
Hetuesit besojnë se droga ilegale ose ishte e lidhur me një lloj helmi ose ishte “përzier” me një substancë tjetër, transmeton rtv21.tv.
Ministri rajonal i sigurisë i bëri thirrje çdo përdoruesi që kishte blerë kokainë në 24 orët e fundit ta hidhte atë.
Raportet sugjerojnë se droga është blerë në të njëjtin vend dhe janë bërë nëntë arrestime.
Hetuesit janë në pritje të rezultateve të ekzaminimeve pas vdekjes për të krahasuar drogën e sekuestruar në bastisje me ato të konsumuara nga viktimat.
Të prekurit vijnë nga rrethet Hurlingham, Tres de Febrero dhe San Martín të rajonit të kryeqytetit dhe u sollën në spitalet lokale.
Një raport i vitit 2019 mbi konsumin e drogës në Amerikë renditi Argjentinën si vendin me shkallën e tretë më të lartë të konsumit të kokainës për person pas SHBA-së dhe Uruguait./21Media