Koki Surle, djaloshi që po kultivon muzikë me instrumente tradicionale

 
Kushtrim Jetishi, i njohur me emrin skenik, Koki Surle krijimtarinë e tij artistike e ka nisur duke kultivuar muzikë me instrumente tradicionale.
Djaloshi nga Gjilani, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, nga atje përmes surles po iu bënë remixin këngëve hite shqip, e të cilat po pëlqehen shumë.
Surle, përpos këngëve shqip, ai me instrumentin e tij, iu bën remix edhe këngëve ndërkombëtare.
Deri tani, Kushtrimi iu ka bërë remix disa nga këngët e artistëves, si: Tayna, Azet, Don Xhoni, Mozzik, Fifi, Dhurata, etj.
Ai në instagram ka 51 mijë ndjekës, ku i publikon videot e tij, të cilat e kapin shifrën e afër 400 mijë shikimeve.
Përpos postimeve të shumta në instagram, Kushtrimi është i kërkuar edhe në mbrëmje muzikore.
Një nga videot e Koki Surles mund ta gjeni këtu./21Media

Back to top button