“Institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm me popullin e Kosovës”

 
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot gjatë vizitës në Gjermani ka takuar kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble.
Konjufca ka falënderyuar Schaublen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën
“Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave.”, ka shkruar Konjufca në facebook.
Ai ka shtuar se Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës./21Media

Back to top button