Kolegu i punës e sulmon me mjet të mprehtë 28-vjeçarin

Mbrëmë një 28 vjeçar nga Shkupi ka raportuar në Polici se është sulmuar nga me një mjet të mprehtë në vendin e punës, nga kolegu i tij.
“Me datë 21.04.2022 në ora 22.30 në Stacionin Policor Karposh S.B.(28) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 18:30, derisa ishte në punë në një kompani në zonën e Karposhit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga kolegu i tij A.Sh.”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Tv21

Back to top button