Kolera me përmasa kërcënuese

Vetëm këtë muaj kanë vdekur 250 persona

Një epidemi e madhe e kolerës është përhapur në Jemen, sipas organizatës së bamirësisë ‘ Save the Children’

Pothuajse 250 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje vetëm këtë muaj, si dhe qindra raste të dyshuara që raportohen çdo ditë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se sëmundja po përhapet në një shkallë alarmante në vendin e shkatërruar nga lufta, përcjell BBC.

Sanaa ka qenë zona e prekur më së keqi.

“Save the Children” thotë se ekziston frika se mijëra njerëz mund të vdesin nga sëmundja lehtë e shërueshme, dhe thanë se më shumë se dy milionë fëmijë të kequshqyer janë në rrezik.

Back to top button