Kolona te Dheu i Bardhë deri në 4 orë e gjysmë

Te pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë mërgimtarët po vazhdojnë të presin deri në katër orë e gjysmë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme,  kolona në këtë pikë kufitare është rritur për 1 kilometër.

Pritjet janë rritur tek pikëkalimi kufitar në Merdarë, ku mërgimtarët po presin deri në 2 orë ndërsa gjatësia e kolonës është 1 kilometër.

Pritje ka edhe në pikëkalimet kufitare në Mutivodë e Muçibabë, ku pritjet janë deri në 40 minuta./21Media

Back to top button