Kurti në Pejë, takohet me xhudistët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt ka vizituar Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, ku u prit nga kryetari i FXhK-së, Agron Kuka dhe ekipi i xhudistëve.

Kurtit, në këtë takim iu prezantua projekti i zgjerimit të Qendrës Nacionale të Xhudos, si pjesë e programit “Kosova, shtet i Xhudos”.

Kurti po ashtu vizitoi edhe kinemanë “Jusuf Gërvalla”, ku u takua me drejtuesit e Anibarit dhe Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të animuar, ku sipas Kurtit, zë një vend të rëndësishëm në skenën e artit./21Media

Back to top button