Kolonë deri në 2 kilometra, pritje të gjata nëpër pika kufitare

Bashkatdhetarë të shumtë edhe për këto festa të fundvitit kanë marrë rrugën për në vendlindje. Por diaspora kosovare për të hyrë në Kosovë po presin në pikat kufitare.
Sipas Ministrisë së Punëve të Mbrendshme në hyrjen e pikës kufitare në Merdare qytetarët po presin deri në katër orë e kolonat janë bërë deri në 2 kilometra.
Gjithashtu edhe në pikën kufitare në Jarinjë qytetarët po presin 2 orë e kolonat janë bërë më pak se dy kilometra.
Sipas MPB-së edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë qytetarët po presin 2 orë mirë kolona është vetëm 600 metra.
Ndërkaq, pikat  e tjera kufitare kanë më pak bllokim në trafik edhe kolonat nuk janë të gjata./21Media

Back to top button