Kombëtarja e Kosovës luan dy ndeshje me Ishujt Faroe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) i luan dy ndeshje me Ishujt Faroe në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023. Ndeshja e parë është të enjten (sonte, 19:30), ndërsa ndeshja e dytë është të shtunën (19:30).
Të dy ndeshjet luhen në palestrën e qytetit në Istog.
Vajzat kosovare i presin dy ndeshje të vështira, por synimi është kalimi në raundin e dytë kualifikues. Kombëtarja e Ishujve Faroe është në ngritje, por Kombëtarja jonë është e kompletuar si asnjëherë më parë dhe vazjat tona po luajnë në nivelin më të lartë ndonjëherë. Kështu që synim mbetet kualifikimi.
Kombëtarja ka pasur fazë të suksesshme përgatitore, ndërsa atmosfera në grup është shumë e mirë. Të gjitha lojtaret kanë premtuar maksimumin për sukses. Shumë do të varet prej ndeshjes së parë që luhet sonte nga ora 19:30.
Po ashtu vajzat tona llogaritin në përkrahjen e shikuesve, ndërsa shpresohet se palestra në Istog do të jetë e mbushur me shikues.

Back to top button