Von Cramon: BE-ja dështoi në rastin e Kosovës

Bashkimi Evropian ka dështuar karshi Kosovës me mosliberalizimin e vizave, kështu deklaroi Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon  në kuadër të panelit “Procesi i Berlinit 2.0”, të mbajtur në Berlin.
Ajo tutje tha se është frustruese që Franca e disa vende tjera ende janë skeptike a duhet liberalizuar vizat për Kosovën.
“Është shumë frustruese që Franca dhe disa vende tjera të BE-së akoma janë skeptike dhe kanë dyshime se a duhet t’i hiqen vizat qytetarëve të Kosovës, përderisa Kosova i ka plotësuar kriteret. Unë personalisht jam e befasuar me këtë skepticizëm dhe thjesht nuk kam ndonjë shpjegim”, tha Viola von Cramon
“Për mua demokracia është proces ku duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe ku respektohet rendi dhe ligji. Prandaj unë mendoj se mesazhi për të rinjtë e Ballkanit, të cilëve u kërkohet të angazhohen për reforma në vendet e tyre, është që edhe vet BE të reformohet”.
 

Back to top button