Kaloni te përmbajtja kryesore

Komisionerja Kos qëndron sot në Kosovë, takohet me Kurtin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, pret të premten në takim komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Pas takimit do të kenë konferencë të përbashkët për media, në orën 10:45, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Vizita e së premtes në Kosovë do të jetë e para për komisioneren për zgjerim në BE, që kur ka marrë detyrën në vitin 2024.

Agjenda e saj nuk parasheh ndonjë vizitë në vendet tjera të rajonit, para ose pas qëndrimit në Prishtinë.

Kos pati planifikuar vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të dekretit të nxjerrë nga presidentja e atëhershme Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button