Musliu: Albin mos nxit dhunë, tërhiqi forcat speciale nga Skënderaj
Ganimete Musliu nga PDK-ja ka reaguar pasi Njësia Speciale gjendet në Skenderaj.
Musliu ka thënë se përdorimi i institucioneve shtetërore kundër një komune vetëm se nuk mund të depertosh politikisht përbën një abuzim serioz të pushtetit.
“Përdorimi i institucioneve shtetërore dhe aparatit të pushtetit kundër një komune vetëm se nuk mund të depertosh politikisht përbën një abuzim serioz të pushtetit. Veprime të tilla thellojnë përçarjet, nxisin tensionet dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në një mjedis ku dhuna normalizohet. Albin mos nxit dhunë tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj”, ka shkruar ajo në Facebook
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?