Komisioni Evropian aprovon certifikatën digjitale për vaksinim të Maqedonisë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Komisioni Evropian e ka aprovuar certifikatën nacionale digjitale për vaksinim të Maqedonisë së Veriut dhe të njëjtin e konsideron të barasvlershme me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian.
“Ne jemi vendi i parë në rajon për të cilën certifikata për Covid-19 do të konsiderohet barasvlershme me certifikatën digjitale të BE-së. Me këtë u iket të gjithë kufizimeve për udhëtim të njerëzve që e kanë pranuar vaksinën kundër Covid-19 të aprovuara nga BE-ja. Me këtë vendim, garantohet se certifikata për Covid-19 që është dhënë nga Maqedonia e Veriut do të konsiderohen si e njëjtë me certifikatën digjitale të BE-së për Covid-19, kurse vendi ynë zyrtarisht është e lidhur me sistemin e BE-së për certifikatën për Covid-19 dhe certifikatat e lëshuara nga autoritetet tona, do të pranohen nga BE-ja me të njëjtat kushte sikurse certifikata digjitale e BE-së”, thuhet në kumtesën e MSh-së, transmeton TV21.
Në praktikë, bartësit e këtyre certifikatave do të mund t’i shfrytëzojnë në të gjitha kushtet sikurse bartësit e certifikatës digjitale të BE-së për vaksinim./TV21