Lyrical Son feston 7 vjetorin e martesës

Rep-artisti i njohur, Lyrical Son feston sot shtatë vjetorin e martesës.
Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e artistit Gresa, e cila ka shkruar në Instagram se është vajza më e lumtur në botë.
”Dashuria ime, janë bërë shtatë vite që nga dasma jonë, Unë jam vajza më e lumtur në botë, faleminderit. Të dua”, ka shkruar Gresa krahas fotografisë së postuar.
E sigurisht nuk ka munguar edhe reagimi i Lyrical Son i cili ka lënë një koment në fotografi duke ia uruar përvjetorin gruas së tij.

Ndryshe, çifti janë të martuar dhe kanë dy vajza Evën dhe Erikën./21Media

Back to top button