Komisioni miraton projektligjin për KPM-në

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka miratuar të mërkurën projektligji për Komisionin e Pavarur për Media.

Projektligji në komision ka kaluar më gjashtë vota pro. Pro votuan Valon Ramadani, Nijazi Isaku, Fitim Haziri dhe Besim Muzaqi si dhe Fidan Jilta nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, kurse deputeti i PDK-së Isak Shabani nuk ka marrë pjesë në votim.

Për këtë projektligj zëvendëkryeministri Besnik Bislimi ka thënë se është në përputhje me direktivat evropiane.

“Për Kosovën shtet që synon të bëhet vend anëtar i BE-së, nuk ka asnjë dyshim e as kompromis për plotësimin e kësaj direktive. Kemi qenë dëshmitarë i dëmeve të shkaktuara nga mungesa e rregullave që kërkojnë transparencë mbi pronësinë e mediave. Këtë gjë tani e kemi adresuar përmes ligjit për KPM-në, ashtu siç kërkohet edhe për përfituesit fundorë. Siç kërkon direktiva, transparenca e medias është e lidhur direkt me lirinë e medias. Meqë natyra e shërbimeve audio-vizuele ka ndikimin mbi formimin e opinionit, shfrytëzuesit kanë të drejtë ta dinë se kush është përgjegjës mbi përmbajtjen. Në formën që kemi hartuar dhe miratuar projektligji, adreson rekomandimet që dalin nga Raporti për Vendin.

Proketligji synon që videot dhe audio-materialet e publikuara në platformat për shpërndarjen e videove dhe mediat online të kontrollohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave.

Derisa Javën e kaluar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bashkë me Këshillin e Mediave të Shkruara, kritikoi Qeverinë rreth këtij Projektligji duke i kërkuar që që të tërhiqet nga vendmi.

Back to top button