Komisioni për Mjedis miraton Projektligjin për rregullat e trafikut rrugor

Komisioni për mjedis ka miratuar Projektligjin për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave dhe Projektligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Të njëjtat, u dërguan për miratim në seancë plenare, derisa u tha se kosto buxhetore për këto projektligje është e përballueshme.
Miratimin e këtyre projektligjeve e mirëpriti, kryetarja e komisionit, Fitore Pacolli.
“Kosto buxhetore është e përballueshme, ku do të krijohen format organizative në zbatimin e procedurave të përshtatshme administrative. Opinioni ligjor i përshtatshmërisë me legjislacionin e BE-së, thotë se aktet ligjore të BE-së nuk kanë ndonjë direktivë specifike për rregullimin e kësaj fushe”, tha ajo.
Komisioni po ashtu diskutoi për agjendën legjislative dhe prioritetet gjatë këtij viti kalendarik.