Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian miraton Raportin për Kosovën, kërkohet liberalizmi i vizave

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka votuar pro raportit për Kosovën, me të cilin bëhet thirrje për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Pro kanë votuar 43 eurodeputetë, 9 kundër dhe 5 kanë abstenuar.
Në raport për Kosovën i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Pas votimit në Komisionin për Politikë të Jashtme, raporti  të diskutohen dhe do të miratohet si rezolutë e Parlamentit Evropian.
Rezoluta ka peshë politike, por nuk është obliguese për vendet anëtare të BE-së./21Media

Back to top button