Komisionieri i BE-së: Kosova i ka përmbushur të gjitha standartet për liberalizimin e vizave

(Live Update)

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, tha se Kosova ka bërë përpjekje për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe ka intensifikuar luftën e saj kundër korrupsionit.
Në prezantimin e paketës së zgjerimit 2022 nga Komisioni Evropian të mërkurën, komisioneri Varhelyi tha se Kosova ka bërë punë për të hedhur themelet për një progres të qëndrueshëm në disa fusha.
“Kosova ka gëzuar stabilitet politik gjatë gjithë vitit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre në rrugën drejt BE-së. Ne e pranojmë se Kosova gjithashtu ka bërë përpjekje për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe ka intensifikuar luftën e saj kundër korrupsionit. Është bërë punë për të hedhur themelet për një progres të qëndrueshëm në disa fusha, duke përfshirë tranzicionin e gjelbër, energjinë dhe inovacionin. Gjatë vitit të ardhshëm ne do të dëshironim të shohim një realizim më të shpejtë dhe më efektiv të agjendës së reformës së BE-së të Kosovës. Sa i përket liberalizimit të vizave, komisioni qëndron prapa vlerësimit të korrikut të vitit 2018, se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet. Propozimi është ende në pritje në këshill dhe ne mbështesim diskutimet e ripërtrira me një përditësim teknik të këtij vlerësimi. Sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, ne kemi nevojë që Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive, ashtu siç ne kemi nevojë që Beogradi të bëjë të njëjtën gjë”, tha ai.
 

Komisioni Evropian publikon Raportin e Progresit

Komisioni Evropian sot publikon Raportin e Progresit për vendet kandidate dhe aspiruese për antarësim në BE.
Komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi do e bëjë prezantimin e paketës së zgjerimit 2022.
Prezantimi do të bëhet në Komisionin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme në Bruksel./21Media

Back to top button