Komisionit të Venecias i kërkohet të mos lejojë interferimin e pushteteve të tjera në institucionet e drejtësisë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, së bashku me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe me prokurorin në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, takuan përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.
Në njoftim thuhet se qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi në lidhje me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë drejtuar Komisionit të Venecias për opinion për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Përfaqësuesit e sistemit prokurorial prezantuan dhe mbrojtën qëndrimet e tyre në lidhje me Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe kërkuan nga Komisioni i Venecias që të mos lejohet interferimi i pushteteve të tjera në institucionet e drejtësisë dhe të sigurohet pavarësia institucionale, duke u bazuar në parimet më të avancuara ndërkombëtare./21Media

Back to top button