Komiteti Ushtarak i NATO-s mblidhet këtë muaj, do të diskutohet edhe për Kosovën

Autoriteti më i lartë Ushtarak i NATO-s, Komiteti Ushtarak, do të takohet personalisht në datat 18-19 janar 2023, në Bruksel të Belgjikës, ku ndër të tjera, pritet të diskutohet edhe për situatën në Kosovës, sigurinë dhe misionin e KFOR-it.
Takimi, siç njofton faqja zyrtare e NATO-s, do të drejtohet nga presidenti i Komitetit Ushtarak, Rob Bauer, ndërsa do të marrin pjesë 32 ministrat e mbrojtjes dhe po ashtu homologët e tyre nga Finlanda e Suedia.
Në ditën e dytë të takimit, më 19 janar, ministrat e mbrojtjes do të takohen me partnerët operativë të forcës KFOR – Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën.
“Situata do të koncentrohet për situatën në terren, për gjendjen e sigurisë dhe misionin e KFOR-it”, thuhet në faqen zyrtare të NATO-s./21Media

Back to top button