Kompania franceze Renault do të pezullojë operacionet në Moskë

Prodhuesi francez i makinave Renault do të pezullojë operacionet në fabrikën e saj në Moskë, pasi është kritikuar nga Kievi pse po qëndron ende në Rusi.

Kjo vjen pasi ministri i jashtëm i Ukrainës bëri thirrje për bojkotimin e kompanisë, pasi ka refuzuar që të largohet nga Rusia, shkruan BBC.

“U bëj thirrje klientëve dhe bizneseve në mbarë globin që të bojkotojnë Renault”, shkroi të mërkurën në Twitter ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba.

Ai përshëndeti njoftimin e së enjtes.

Raportet thonë se Renault kishte pezulluar prodhimin në fabrikat e saj në Rusi muajin e kaluar pas pushtimit, por shpejt rifilloi prodhimin./21Media

Back to top button