Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, e tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se si subjekt politik kanë qenë konsistent në raport me marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

Tahiri ka thënë se e kanë ditur që obligimi i mëvonshëm ndaj dakordimit ndërkombëtar ka me qenë më kushtueshëm se ai fillestar.

“Qëndrimi konsistent i Aleancës në raport me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit është bazuar në faktin se e kemi ditur që obligimi i mëvonshëm ndaj dakordimit ndërkombëtar është shumë më i dëmshëm e i kushtueshëm për vendin se obligimi fillestar.

Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, e tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti”, ka thënë Tahiri.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button