Muhaxhiri nuk e përjashton mundësinë se Kurti dhe Krasniqi “kanë bërë pazare” për postin e presidentit

(Lajm i përditësuar)

Muhaxhiri: Kurti mund ta synojë postin e Presidentit derisa të kalojë asociacioni

Analisti Artan Muhaxhiri në emsionin “Click” në RTV21 tha se duke mos u informuar presidentja  Vjosa Osmani për letrën që iu dërgua shteteve evropiane është një sinjal i qartë që Kurti ia dërgoi asaj.

“Është e mundshme që mund të jetë edhe në kalkulimet për zgjedhjet e ardhshme…kjo do ta sanksionojë Osmanin, sepse Kurti e ka Vetëvendosjen dhe Osmani nuk e ka as Vetëvendosjen as LDK-në dhe kjo i jep një përparësi kryeministrit Kurti pasi ai e ka bazën elektorale”, tha Muhaxhiri.

Sipas parashikimeve të Muhaxhirit, Kurti në zgjedhjet e ardhshme mund ta fusë postin e presidentit në pazare për koalicione. Ai nuk e përjashtoi faktin se një gjë të tillë Kurti mund ta ketë folur edhe me liderin e PDK-së Memli Krasniqi në takimin që patën ditë më parë.

“Unë mendoj se është e mundshme sepse një gjë është evidente , kryeministri Kurti nuk po dëshiron ta kalojë si kryeministër asociacionin, pra e ka personale edhe mendoj se një opsion ku ai mund të qëndrojë në pushtet e të mos e kalojë asociacionin mund të jetë që ai ta synojë postin e Presidentit dhe ndërkohë të kalojë asociacioni dhe pastaj ai të kthehet sërish pas mandatit apo ta bëj ndonjë manovrim”, tha ai.


“Përçarja më e madhe”, Muhaxhiri: Kurti porosi Osmanit për të ardhmen e saj rreth mandatit të dytë si Presidente

Presidenca e Kosovës sot reagoi lidhur me letrën e ministres  Gërvalla duke thënë se nuk është konsultuar me Presidenten Osmani.

Lidhur me këtë analsiti Artan Muhaxhiri në emsionin “Click” në RTV21 e quajti një “lloj sabotimi” që iu është bërë presidentes sipas tij duke e lënë jashtë gjithë këtyre zhvillimeve.

Ai përmendi se Gërvalla vjen nga partia e themeluar nga Presidentja Osmani .

“Kjo është përçarja dhe çka është me interesante ky është një mesazh i qartë që kryeministri Kurti po ja jep Osmanit, ndoshta është mesazhi më i qartë, më i ashpër më brutal që kryeminsitri Kurti po ja jep Osmanit, duke e anashkalu, duke e sabotu dhe duke tentu që me ia zvogëlu edhe ndikimin dhe ndoshta me i dhënë një porosi edhe për të ardhmën e saj realisht sa i përket mandatit të dytë”, tha Muhaxhiri.


Muhaxhiri për letrën e Gërvallës: Tragji-komedi, ka ndodh një spektakël i tmerrshëm

Analisti Artan Muhaxhiri duke komentuar në emsionin “Click” në RTV21 letrat e sotme, specifikisht atë të Qeverisë drejtuar shteteve evropiane, përmes së cilës zotohej se do Artan Muhaxhiri  ta dërgonte Asociacionin në Kushtetuese, gjithë këtë e quajti tragji-komendi.

“Filloi si jnë komedi sepse kur e pamë atë titullin e lajmit Gërvalla thotë se do ta dërgojmë statutin në Kushtetuese besoj se secili person normal është gëzuar sepse është krijaur një ide se ne moemntin e fundit to të zihet treni…jam i bindur se asnjë te drafit i Knaus mikut të Kurtit aty ka qenë një zhgënjm i madh sepse në atë sekond besoj se çdo kush e ka kuptu se çfarë pasoja mund të ketë kjo lojë, …mendoj se është një tragjedi politike , sot Kosova i ka kaluar disa vija të kuqe definiftivisht nuk do të merret me shume seriozisht sepse ajo që ka ndodhur sot ka qenë një tentim për t’i ndryshuar rregullat e lojës së shteteve që janë formuar në vitin 1798 apo 1800 pra Franca , Gjermania”, tha ai duke shtuar se Kosova ka tentuar me një lojë “ekstra –naïve”.

“Unë kam prit se Kurti ta ketë 1% racionalitet politik, pragmatizëm në këtë aspect por ndodhis e nuk e kishte as atë, ka ndodh një spektal i tmerrshëm që e tregon Kosovës si një shtet jo serioz , Kirti mund të vazhoj sa të dojë kështu por nuk mund të ketë të ardhme normale politike nëse nuk e trajton Asociacionin ashtu siç janë binarët amerikanë dhe evropianë.”, tha ai./21Media

Back to top button