Kompania që bën rroba për Ivankën akuzohet për shkelje të ligjeve të punës

Kompania kineze, e cila prodhon rroba për linjën e modës së Ivanka Trump është akuzuar për shkelje të disa ligjeve ndërkombëtare të punës

Në raportin e asociacionit Fair Labor, theksohet se punëtorët për pothuajse 60 orë pune në javë kanë fituar vetëm 62 dollarë (57 euro).

Një punonjës mesatar në prodhimin në Kinë fiton 484 funta (574 euro) në muaj, sipas të dhënave nacionale nga viti 2014. Ivanka nuk ka rol kryesor në fabrikë, ndërsa në raport nuk përmendet nëse gjatë kohës së inspektimit  ishte duke u punuar në rrobat e saj.

Por, gjatë inspektimit dyditor është konfirmuar se janë shkelur 24 standarde ndërkombëtare të punës, të cilat i ka përcaktuar Organizata ndërkombëtare e Punës e OKB-së, shkruan Washington Post.

Inspektorët thonë se të punësuarit që bëjnë rrobat e Ivanka prej 139 dollarësh duhet të punojnë  57 orë në javë për të plotësuar normën. Sipas ligjit kinez, puna është e kufizuar në 36 orë në javë, ndërsa punonjësit thuhet të kenë punuar  82 orë mbi kohën e përcaktuar gjatë periudhës kohore shtator 2015- gusht 2016.

Po ashtu, theksohet se punëtorët nuk kanë sigurim të rregullt dhe nuk ka sindikatë për përfaqësimin e të drejtave të punëtorëve.

Back to top button