Kompletoi transferimin te Reali, këto janë fjalët e para të Endrick

Së bashku me Real Madridin, Palmeiras ka konfirmuar një marrëveshje për transferimin e të riut brazilian Endrick. Ende 16 vjeç, lojtari do të shkojë në Evropë vetëm në vitin 2024, por tashmë ka thënë fjalët e para në faqen e Palmeiras.
“Falenderoj Palmeiras, përgjithmonë, klubin e zemrës sime, që më ofroi gjithçka të nevojshme për t’u bërë ky që jam sot, duke ndihmuar në realizimin e ëndrrave të mia dhe duke respektuar dëshirat e mia dhe të familjes sime. Derisa të bashkohem me Real Madridin, do të vazhdoj të përkushtohem pasi gjithmonë jam përkushtuar që t’i ofroj Palmeiras edhe më shumë në fushë: më shumë gola, më shumë fitore, më shumë tituj dhe akoma më shumë gëzim për tifozët tanë”, tha ai.
Në komunikatën e lëshuar nga Palmeiras, thuhet se kushtet dhe vlerat e operacionit janë konfidenciale, por po raportohet se marrëveshja do të jetë mbyllur për 35 milionë euro, plus 25 milionë të tjera të varura nga objektivat e arritura.
Në Brazil, Endrik konsiderohet si pasardhësi i Neymarit.

Back to top button