Komuna e Prishtinës largon Arrat e Hindit nga qyteti

 
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot në rrugën “Agim Ramadani” është bërë eliminimi i drurit Arra e Hindit.
Ahmeti ka thënë Arra e Hindit njihet si lloji i drurit që shkakton dëme në infrastrukturë rrugore, objekte dhe shtëpi, dëmtimin e kanalizimeve, në tharjen e llojeve autoktone të drunjëve, por edhe në shëndetin e njeriut duke liruar materie toksike.
“Sot, Komuna e Prishtinës trajtoj ishullin në mes të rrugës Agim Ramadani me ç’rast u bë eliminimi i drurit të dëmshëm Arra e Hindit. Sipas ekspertëve, Arra e Hindit njihet si lloji i drurit që shkakton dëme në infrastrukturë rrugore, objekte dhe shtëpi, dëmtimin e kanalizimeve, në tharjen e llojeve autoktone të drunjëve por edhe në shëndetin e njeriut duke liruar materie toksike”, ka njoftuar Ahmeti.
Ai tutje ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës do të vazhdoj aksionin për eleminimin e këtij lloji të drurit me qëllim të parandalimit të dëmeve që ky lloj i drurit shkakton./21Media

Back to top button