Nisen për Itali 4 anëtarët që u lënduan nga bombola e gazit

Sot janë dërguar në Itali 4 pjesëtarët e familjes Gjoka, të cilët mbetën të lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë.
Nëna me tre fëmijët pësuan djegie nga shpërthimi i zjarrit në hotel dhe dërgimi për në Itali u pa i domosdoshëm për shkak të gjendjes së rënduar. Mësohet se familja është nisur privatisht drejt Italisë, pasi nuk ka marrëveshje mes vendit tonë dhe shtetit italian, shkruan oranews
Ndryshe, shpërthimi nga bombolat e gazit shkrumboi hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, ku u lëndian katër pjesëtarë të familjes dhe gjendja shëndetësore e tyre vijon të jetë tejet kritike. Të dielën, të lënduar mbetën nëna dhe tre fëmijët, Alketa Gjoka 40 vjeç, Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç dhe Enriko Gjoka 12 vjeç. Ngjarja ndodhi në 4 korrik, për shkak të rrjedhjes së bombolës së gazit.

Back to top button