Bëri kunatën për spital, arrestohet 45-vjeçarja

 
Policia e Lezhës ka arrestuar një 45-vjeçare, e cila një ditë më parë ushtroi dhunë ndaj kunatës së saj. Sipas uniformave blu është arrestuar A. Gj., 45 vjeçe, banuese në Kurbin.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Markatomaj, Lezhë ku 45-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj, shtetases Dava Ndoj, 34 vjeç.
Babai i 34-vjeçares ka bërë me dije se kjo e fundit është me urdhër mbrojtje dhe konfliktet mes tyre kane nisur që prej muajit janar.
Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se prindërit e bashkëshortit të vajzës së tij mendojnë se e dhunuara donte që t’u merrte shtëpinë, ndaj edhe e kishin dhunuar.
“Jam babai i Davës. E kanë sulmuar fizikisht vjehrri, vajza e tij e martuar, djali i vajzës së vetë janë në moshë madhore, vajza, mbesa e tij domethënë edhe një mbesë tjetër. Dy mbesa. Ditën e premte ishin pa drita, çelësat e shtëpisë nuk i ka pas vjehrri por Dava. Gjykata ka urdhëruar që të ndërrohen dhomat e fjetjes, kjo ka ndodh që më datë 26. Vajza është e dhunuar, i kanë shkulur flokët, me hematoma, ma kanë përdredh qafën më thanë. Nuk e lëviz dot. Unë kërkoj vetëm drejtësi asgjë më tepër. Kur vjehrri i Davës ka dërguar një mik tek vëllai im dhe i ka thënë më rregullo punën se po më merr shtëpinë, por Dava do të marrë çfarë jep gjykata. Asgjë tjetër,“- ka thënë ai për Ora News ditën e djeshme, 5 korrik kur ndodhi ngjarja.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Back to top button