Komuna e Prishtinës me kampanjë vetëdijësuese për fëmijët në situatë rruge

Drejtoria e Mirëqenies Sociale, në kuadër të fushatës vetëdijësuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge, sot organizoi kampanjën “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge”.
Kjo iniciativë u tha se vjen me qëllim të përçimit të mesazhit se dhënia e cenon dhe dëmton jetën e fëmijëve në situatë rruge.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se asnjë fëmijë nuk meriton të mbetet në rrugë.
Ai shtoi se komuna e Prishtinës në bashkëpunim me drejtorin e mirëqenies sociale, ka organizuar bazat ditore ku do të vendosen këta fëmijë.

Back to top button